Mijëra Doktorë, Infermiere dhe Personel Sanitar po luftojnë çdo ditë me epideminë e Koronavirus për të na shpëtuar ne, pjesën tjetër të popullsisë. Tashmë është në dorën tonë që të ndihmojmë sadopak ata dhe familjet e tyre

Ndihmoni një ofrues të kujdesit shëndetësor apo punonjës policie në zonën tuaj duke I dërguar ushqime; ndihma financiare; duke kryer punë për të cilat kanë nevojë; duke u kujdesur për fëmijët e tyre ose duke siguruar shërbime të tjera. Përfshihuni në luftën kundër epidemisë.

BËHU VULLNETAR AKTIV!

Plotëso të dhënat tua dhe trego se çfarë ndihme mund të ofrosh.
Institucionet e kujdesit shëndetësor apo strukturat e tjera do t’ju kontaktojnë ne vijim për detajet.

Nëse je Mjek, Infermier ose punonjës i shëndetësisë në përgjithësi i angazhuar në luftën kundër COVID-19, Heroi Im është një platforma vullnetarësh të angazhuar për të të ndihmuar. Platforma jonë ka më shumë se dhjetra vullnetarë të regjistruar, të cilët janë të gatshëm që t'i vijnë në ndihmë punonjësve të sistemit shëndetësor me ushqime; ndihma financiare; duke kryer punë për të cilat kanë nevojë; u kujdesur për fëmijët e tyre apo duke dhënë shërbime të tjera që ju keni nevojë.

Regjistrohu në këtë platformë si një punonjës i sistemit të shëndetësisë dhe na komuniko nevojat e tua dhe ne do të gjejmë vullnetarët përkatës që do të të ndihmojnë. Synimi ynë është që të lidhim "një me një" punonjësit e shëndetësisë dhe vullnetarët që duan të ndihmojnë në këtë luftë bazuar në vendodhjen e tyre gjeografike dhe mundësitë që kanë.

Regjistrohu si staf mjekesor

E rëndësishme

Ndihmoni të tjerët vetëm nëse jeni vetë me shëndet të mirë dhe nuk i përkisni grupit në rrezik.
Jini të kujdesshëm për simptomat e koronavirus: temperaturë, ethe, lodhje, kollë e thatë, dhimbje të fytit. Respektoni masat dhe këshillat e qeverisë.

Si Funksionon

Plotëso të dhënat e tua përmes formularit tonë të thjeshtë dhe trego se çfarë ndihme mund të ofroni. Institucionet e kujdesit shëndetësor apo strukturat e tjera do t’ju kontaktojnë ne vijim për detajet.

ME MBËSHTETJEN E:

KRIJUAR NGA

Na Ndiq